Super Laçi! Kurbinasit e trajnerit Qatip Osmani mposhtin Partizanin në transfertë. Vendos dopieta e Stiven Bibo

Lexo

- Reklamë -spot_img

Partizani-Laci 1-2(Shënues: Altin Aliu 90’ /Stiven Bibo 8’, 75’)

Laçi ka mar një fitore të rëndësishme ndaj Partizanit, duke triumfuar 2-1 në Rrogozhinë në një sfidë ku të kuqtë luajtën për më shumë se një pjesë me 10 futbollistë.

Trajneri i Partizanit Florin Bratu bëri disa eksperimente në formacionin titullar, duke i besuar nga minuta e parë mesfushorit Çelaj, i cili u aktivizua në vend të Seku Sidibe.

Për Çelaj ishte debutimi me fanellën e Partizanit pasi në dy sezonet 2022-2023 dhe 2023-2024 nuk kishte marrë minuta me ekipin e parë.

Bratu vijoi gjithashtu me skemën 4-4-2, duke ruajtur të njëjtën ide taktike të përdorur edhe në ndeshjen e mëparshme.

Laçi e nisi më mirë takimin dhe arriti të zhbllokojë rezultatin që në minutën e 7-të teksa Bibo realizoi një supergol, duke i dhënë skuadrës kurbinasve avantazhin e parë të sfidës.

Partizani tentoi të reagonte por situata u komplikua edhe më shumë në fundin e pjesës së parë teksa Albion Marku u ndëshkua fillimisht me karton të verdhë, ndërsa ndërhyrja e sistemit VAR me gjyqtarin Enea Jorgji solli rishikimin e episodit.

Pas pamjeve të para në monitor gjyqtari Bylykbashi ndryshoi vendimin dhe i tregoi Markut kartonin e kuq.

Ky ishte një tjetër karton i kuq për Partizanin pas atij të mar nga Human në javën e parë, duke e detyruar skuadrën e Bratu të luante në inferioritet numerik për pjesën e mbetur të takimit.

Laçi e shfrytëzoi avantazhin numerik dhe në minutën e 74-të Bibo shënoi sërish.

Mesfushori plotësoi dopietën personale duke i dhënë kurbinasve një avantazh të dyfishtë dhe duke e bërë edhe më të vështirë rikthimin e Partizanit.

Megjithatë, të kuqtë nuk u dorëzuan dhe në minutën e 91-të Aliu ngushtoi shifrat në 1-2 duke shënuar në debutimin e tij me fanellën e Partizanit dhe duke rikthyer shpresat për një barazim.

Minutat e fundit sollën tension dhe përpjekje nga Partizani, por Laçi arriti të menaxhoj avantazhin dhe të ruaj fitoren deri në vërshëllimën finale

Partizani-Laçi 1-2 me mesfushorin Bibo protagonist absolut me dy gola, ndërsa Partizani pëson humbjen e parë të sezonit dhe sërish përballet me një ndeshje të mbyllur me karton të kuq.

Fatos LAMAJ

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img