I nisur dje me dy ndeshjet e para, Elbasani-Vllaznia e mbyllur në barazim 1 me 1, dhe Partizani-Laci 1-2, java e dytë e Abissnet Superiore vijon sot me ndeshjen Teuta-Tirana.

Dueli në fjalë është i vetmi për ditën e sotme, dhe do të luhet në stadiumin “Niko Dovana” duke nisur nga ora 21:00.
Ndërkohë, dy sfidat e fundit të javës së dytë: Vora-Egnatia dhe Skënderbeu-Dinamo, janë planifikuar të luhen nesër, i pari në orën 16:00 dhe I dyti në 21:00.
Fatos LAMAJ


