Java e dytë e Abisnet Superiore mbyllet sot me dy përballje interesante të cilat do të zhvillohen në dy orare të ndryshme.
Në orën 16:00 Vora do të përballet me Egnatian teksa Vora vjen me moral të lartë pas fitores 1-0 ndaj Dinamos në javën e parë, ndërsa kampionët në fuqi e nisën sezonin në mënyrën më të mirë duke mposhtur Tiranën me rezultatin 3-0.
Vora do të kërkojë një tjetër rezultat pozitiv për të konfirmuar startin e mirë të sezonit ndërsa Egnatia synon të vazhdojë me fitore dhe të ruajë ritmin në krye të kampionatit.
Në orën 21:00 vëmendja zhvendoset në “Elbasan Arena” aty ku Skënderbeu do të pres Dinamon.
Korçarët e nisën kampionatin me një barazim spektakolar 2-2 ndaj Vllaznisë dhe kërkojnë fitoren e parë sezonale.
Përballë do të jetë Dinamo e cila vjen pas humbjes minimale 0-1 ndaj Vorës dhe kërkon reagimin e menjëhershëm.
Dy sfida me objektiva të ndryshme por me të njëjtën dëshirë për pikët.
Vora dhe Egnatia synojnë të vazhdojnë ecurinë pozitive,ndërsa Skënderbeu dhe Dinamo kërkojnë tri pikët e para.
Fatos LAMAJ


