Vora-Egnatia 1-3(Shënues: Karrica 65’/ Adjesa 69’, Albaneza 75’, Jago 85)
Egnatia vijon startin perfekt të sezonit në Abisnet Superiore teksa kampionët e Shqipërisë kanë regjistruar fitoren e dytë radhazi.
Këtë herë në transfertë ndaj Vorës duke përmbysur avantazhin e vendasve dhe duke triumfuar me rezultatin 1-3.

Pjesa e parë u mbyll pa gola me të dyja skuadrat që kërkuan të krijonin epërsi, por pa mundur të zhbllokonin rezultatin.
Gjithçka u vendos në fraksionin e dytë ku ndeshja mori një tjetër ritëm dhe ishte Vora që goditi e para në minutën e 65-të, kur Karrica shënoi duke çuar shifrat në 1-0.
Egnatia nuk u dorëzua dhe reagimi ishte i menjëhershëm ku vetëm katër minuta më vonë Adjesa barazoi rezultatin në 1-1, duke rikthyer kampionët në lojë.
Egnatia mori kontrollin dhe vijoi të kërkonte golin e përmbysjes teksa në minutën e 76-të Albanese realizoi golin e dytë për Egnatian, duke përmbysur rezultatin në 1-2.
Vora u përpoq të reagonte, por skuadra e Egnatias ishte më e qetë në momentet vendimtare.
Në minutën e 85-të Jago vulosi fitoren me golin e tretë, duke i dhënë fund përfundimisht shpresave të Vorës për të marrë pikë.
Kështu Egnatia largohet nga Vora me tre pikë të rëndësishme dhe regjistron fitoren e dytë në po kaq ndeshje.
Egnatia e nis sezonin me gjashtë pikë të plota pas fitoreve me Tiranën dhe Vorën, ndërsa Vora mbetet me tre pikë pas dy javëve të para ku në javën e kaluar bëri surprizën duke mposhtur Dinamon.
Fatos LAMAJ


