Humbja në shtëpi me Egnatian, tekniku i Vorës Bellai: Nuk ruajtëm ritmin e pjesës së parë

Lexo

- Reklamë -spot_img

Prononcimi i trajnerit të Vorës, Arjan Bellaj, pas ndeshjues Vora-Egnatia 1-3

“Kishte dy tablo. Kishim pjesën e parë, treguam karakter, deri në gjysmën e pjesës së dytë pa u kryer zëvendësimet ku edhe kaluam në avantazh. Bëmë gol, por nuk ditëm ta mbanim. Kishim përballë një ekip siç është Egnatia që besoj është ekipi më i mirë në Shqipëri. Ekip që po e tregon qartë me pjesëmarrjen në grupe. E dinim që po luanim me një nga ekipet në të mira. U treguam në pjesën e parë pak cinikë, duhej të ishim më serioz në pasat e fundit, po të shënonim do të ishte ndeshja më ndryshe. E bëmë në pjesën e dytë, pror nuk ishim ata që duhet të ishim siç ishim në pjesën e parë kur ishim më kompakt. E humbëm pas minutës së 65, ndaj erdhi pësimi i golave. gjithsesi duhet të përgëzoj çunat për atë që dhanë në fushë.

Nuk është mungesë eksperience, gjysma e lojtarëve janë të njëjtët. Është diferencë në moshë, por duhet të luftosh pak më shumë e të bësh më shpejt në fushën tënde. Nuk jemi si vitin e kaluar, besoj se jemi më mirë si nga cilësia, edhe interpretimi i lojës. Edhe humbja nganjëherë nuk duhet marrë sikur mbaroi gjithçka, me atë që treguan, unë kam besim se do të shkojmë përpara.

Ne harruam markimet që duhet të bënim, nuk ishim në kohë në markime dhe me futjen e Albanezes e Adjesa, janë ndër lojtarë më me kualitet e mund të bëjnë diferencën. Kishim dhënë udhëzime të ishin sa më afër, u krijuan hapësira dhe distancë e madhe se humbëm topin shumë thjesht. Egnatia na linte shumë herë, në pjesën e dytë nuk kishte këtë durim se shkonim para dhe ata gjetën hapësira mes mbrojtjes dhe sulmit. Ky është futbolli, janë ekip i mirë. Futbolli luhet 90 minuta e luftojmë 90 minuta ndaj të gjitha ekipeve njësoj. Që të marrësh pikë me këto ekipe duhet të vraposh dyfishin”, tha Bellaj për RTSH pas ndeshjes.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img