Kampionati Abisnet Superiore rikthehet këtë fundjavë me javën e tretë e cila do të zhvillohet e ndarë në tre ditë nga e premtja deri të dielën.
Pesë takime jan në program me duele interesante dhe pikë të rëndësishme në lojë për të gjitha skuadrat.
Java do të hapet të premten në mbrëmje me përballjen Egnatia-Skënderbeu që do të luhet në orën 18:30.
Rrogozhinasit kërkojnë të vazhdojnë rrugëtimin pozitiv, ndërsa korçarët do të synojnë një rezultat që t’u jap më shumë qetësi në këtë fillim kampionati.
Të shtunën do të zhvillohen dy ndeshje teksa në orën 16:00, Laçi do të pres Teutën, në një përballje ku të dyja skuadrat do të kërkojnë maksimumin.
Ndërsa në mbrëmje në orën 18:30 vëmendja zhvendoset në Shkodër ku Vllaznia përballet me Partizanin, një duel tradicional i futbollit shqiptar që pritet të sjellë rivalitet dhe emocione.
Java do të mbyllet të dielën me dy takime,ku në orën 16:00 Tirana do të përballet me Vorën ndërsa në orën 18:30 Dinamo do të pres Elbasanin.
Pesë ndeshje ku të gjitha ekipet do të kërkojnë të marin maksimumin për të ndërtuar një pozicion sa më të mirë në renditje që në javët e para të sezonit.
Fatos LAMAJ


