Albi Shpuza, rikthehet në Kosovë. Sulmuesi shtatlartë, firmos për Trepcen

Lexo

- Reklamë -spot_img

Është vetëm 23 vjec, por falë aftësive të tij teknike dhe sidomos fizike me shtatlartësinë e tij optimale, Albi Shpuza është bërë shumë shpejt i njohur, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë ku preferohet nga klubet e atjeshme.

I rritur në një familje sportive kirasjane, aty ku futbolli është në tradite, aq më tepër që pasionin dhe mësimet e para për futbollin pati fatin t’i marrë nga një emër i madh i futbollit shqiptar, xhaxhai i tij, Zamir Shpuza,  pa lënë mënjanë edhe babain e tij, Luanin, që krahas të luajturit aktiv në fushë, është përqëndruar tek menaxhimi i futbollit, Albi do të spikaste me ekipet e Akademisë Vllaznia ku edhe u shpall kampion.

Spikatja tek Vllaznia krijoi kushtet e grumbullimit në ekipet kombëtare të moshave deri tek U21, ndërkohë që pati një përvojë pozitive edhe tek Partizani U21.

Krahas Partizanit, luajti me sukses edhe në disa ekipe të tjera të kampionatit shqiptar, në Superore dhe kategorinë e parë, ndërkohë që më pas në skenë del Kosova.

Mitrovica, Ferizaj, Prizreni, FC Phoenix, etj, patën shërbimin e tij në kampionatin Kosovar, një spostim në Shqipëri për pjesën e dytë të sezonit të kaluar, dhe tashmë rikthim përsëri në Kosovë.

Duke parë moshën e re, vetëm 23 vjecare, drejtuesit e Trepces kanë nxituar ta bëjnë pjesë të tyre duke pasur një projekt afatgjatë me shkodranin që ka firmosur sot dhe që prej kësaj fundjave do të jetë në dispozicion të stafit teknik për ndeshjet zyrtare të kësaj skuadre.

 

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Skënderbe dinjitoz, por Egnatia merr tre pikët. Spektakël dhe futboll i hapur deri në sekondat e fundit të shtesës në “Arena Egnatia”

Egnatia-Skënderbeu 2-1(Shënues:Albanese 12',Lukili 84'/Nasr 33(11-m) Egnatia:Dajsinani,Sota,Ajeti(Ndreca 74'),Aliev,Smajli,Kryeziu(Diabate 46')(Gruda 60),Aleksi,Bakalli(Lukili 46'),Jago,Albanese,Montenegro(Adjesa 46') Trajner:Nevil Dede Skënderbeu:Alia,Vangjeli(Diallo 89'),Grazhdani(Lleshi 46'),Lagonidis,Amadu,Shaqe,Musa(Velickovski 89'),Drame,Janaqi(Totre 89'),Nasr(Salim 79'),Bismark Trajner:Julian...
- Advertisement -spot_img