Sot ngre siparin edicioni i ri i Kategorisë së Parë për sezonin 2026-2027 me tre ndeshje që do të luhen në orën 16:00.
Një sezon që pritet të sjellë shumë rivalitet,emocione dhe një garë të fortë për objektivin madhor atë të ngjitjes në elitën e futbollit shqiptar.
Në programin e ditës jan Bylis-Sopoti,Iliria-Pogradeci dhe Kukësi-Besëlidhja tre përballje që do të hapin zyrtarisht kampionatin dhe do të vendosin në lojë pikët e para të sezonit.
Ky edicion vjen me një formulë të re e cila pritet ta bëjë edhe më interesante garën.
Tre skuadra do të kenë mundësinë të sigurojnë promovimin në Abisnet Superiore ndërsa një tjetër ekip do të ketë mundësinë të luftojë për një biletë të katërt përmes fazës së “play-off”.
Pikërisht kjo formulë pritet ta ndezë garën që në start pasi objektivat nuk do të kufizohen vetëm te dy vendet e para.
Edhe skuadrat që synojnë zonën “play-off” do të kenë një motivim të madh për të grumbulluar sa më shumë pikë gjatë gjithë sezonit.
Bylisi pret Sopotin në një sfidë ku të dyja skuadrat do të kërkojnë ta nisin kampionatin me këmbën e mbarë.
Iliria do të pres Pogradecin ndërsa në Kukës do të zhvillohet një duel me histori mes Kukësit dhe Besëlidhjes.
Lezhjanët rikthehen në Kategorinë e Parë pas 14 vitesh dhe do ta nisin sezonin në një transfertë të vështirë.
Tre ndeshje për të hapur një kampionat të ri ku pritshmëritë janë të mëdha dhe gara për Superioren premton të jetë e fortë që nga java e parë.
Fatos LAMAJ


