(Video) Emocionet e Rrok Dodajt…për golat që po shënon djali i tij, Kevin Dodaj në Poloni…

Lexo

- Reklamë -spot_img

Për talentin pukjan Kevin Dodaj, i rritur në Akademinë e Futbollit Vllaznia, Veriu Sport është ndalur shpesh herë duke i kushtuar shkrime të shumta në ecurinë e karrieres së tij sportive.

Një karriere, e cila nisi me shkëlqimin në ekipet zinxhir të Akademisë Futbollit Vllaznia, për të kaluar në ekipin e parë kuqeblu, kombëtaret e moshave deri tek U21, zhvendosjen në CSKA-Bullgari, rikthimin në Shkodër me Vllazninë dhe së fundmi kalimin në merkaton e verës tek skuadra polake Lechia Gdansk.

Një karriere kjo e suksesshme, e cila krahas trajnerëve që e kanë stërvitur, pa as më të voglin dyshim ka prapa edhe përkujdesjen maksimale të familjes tij, e cila e ka mbështetur që në ditët e para që e regjistruan në Shkodër për ndjekur studimet e mesme e për t’i dhënë mundësi përgatitjes me AF Vllaznia dhe deri më sot.

Një çift i njohur dhe i respektuar, si Rrok Dodaj, kryebashkiak i Pukës dhe Marta Dodaj, ekonomiste, që janë parë duke e ndjekur djalin e tyre që nga ndeshjet kur Kevini luante me ekipet e moshave të Vllaznisë, për të vijuar me të njëjtin passion dhe mbështetje edhe në Superiore, brenda dhe jashte Shkodre.

Emocionet sa vijnë dhe shtohen për prindërit e Kevinit, teksa shijojnë paraqitjet e shkëlqyera të djalit të tyre në ekipin kombëtar, dhe tashmë edhe në ekipet e huaja ku ai është transferuar jashtë Shqipërisë, fillimisht në Bullgari dhe së fundmi në merkaton e kësaj vere, në Poloni, ku po shkëlqen si golashënues me ekipin, Lechia Gdansk.

Ajo që na nxiti që të bëjmë këtë përshkrim të shkurtër, është postimi emocionues në rrjetet sociale, i babait të Kevinit, Rrok Dodaj, më herët një ish futbollist i spikatur i Tërbunit, dhe sot, në krye të Bashkisë Pukë, e cila karahas fushave të tjera, ka fituar admirimin e komunitetit edhe për mbështetjen e sportit dhe turizmit pukjan.

Postim që shoqërohet edhe me videon e njërit prej golave që Kevin ka shënuar për ekipin e tij polak, Lechia Gdansk.

“Një gol që më emocionoi si baba…

Sot, në Lechia Gdańsk – Stal Mielec, në një ndeshje të fituar 7–1 nga Lechia, Kevin shënoi në minutën e 66-të një gol të bukur, duke e dërguar topin në trekëndëshin e portës. Por, për mua, ai nuk ishte thjesht një gol. Ishte një nga ato momente të rralla që një baba i përjeton thellë në zemër; një çast krenarie përtej çdo rezultati, sepse pas atij goli shoh punën, sakrificën, përkushtimin dhe ëndrrën e një djali që po ndërton me hapa të sigurt rrugën e tij. Bravo, Kevin!

Vazhdo të besosh, të punosh dhe ta ndjekësh me pasion atë që do. Sot më dhurove një emocion të veçantë dhe një arsye më shumë për të qenë krenar për ty, bir! ”, shkruan Rrok Dodaj, plot emocione dhe krenari për të birin.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img