Kombëtarja shqiptare do të zbresë sonte në fushën e stadiumit “Air Albania” ku do të përballet me Bjellorusinë në një takim që nis në orën 20:45.
Kuqezinjtë kanë mbyllur përgatitjet për këtë sfidë me trajnerin Rolando Maran dhe stafin e tij që gjatë ditëve të fundit kanë punuar mbi aspektin fizik,organizimin taktik,goditjet standarde dhe mënyrën se si skuadra do të kërkojë të menaxhojë ndeshjen.
Një lajm pozitiv për Shqipërinë është rikthimi i Kristjan Asllanit në stërvitje me grupin.
Mesfushori kishte punuar i diferencuar gjatë ditëve të mëparshme por tashmë është rikthyer pranë skuadrës.
Ndërkohë Klisman Cake vijon procesin e rikuperimit dhe nuk do të jetë i gatshëm për këtë takim.
Pritshmëritë janë të mëdha edhe për atmosferën në tribuna.
“Air Albania” pritet të ketë një prani të konsiderueshme të tifozëve kuqezi të cilët do të kërkojnë të japin mbështetjen e tyre që nga minutat e para.
Në aspektin sportiv Shqipëria pritet të kërkojë kontrollin e lojës qarkullim të shpejtë të topit dhe shfrytëzim të krahëve,ndërsa një rëndësi të veçantë do të kenë edhe goditjet standarde dhe përqendrimi në fazën mbrojtëse.
Përballë do të jetë Bjellorusia që pritet të kërkojë një ndeshje të kujdesshme dhe të organizuar ndaj kuqezinjtë do të duhet të tregojnë durim dhe efikasitet përpara portës kundërshtare.
Gjithçka tashmë është gati për një tjetër mbrëmje kuqezi në Tiranë.
Fatos LAMAJ


