Marius Zena 22 vjeç është një sulmues që aktualisht aktivizohet me Sopotin skuadër ku po zhvillon sezonin e tij të dytë.
Ai spikat për shpejtësinë dhe për faktin se godet mirë me të dyja këmbët dy cilësi të rëndësishme për një futbollist ofensiv.
Rrugëtimi i Zenës në futboll ka nisur te Akademia e Tiranës ku është formuar deri në grupmoshën U15.
Më pas ai kaloi te Dinamo U19 me të cilën arriti të shpallej kampion dhe të kontribuonte në ngjitjen e skuadrës në Superiore.
Një tjetër etapë e rëndësishme erdhi te Vora ku u bashkua me ekipin e parë në Kategorinë e Dytë.
Zena kontribuoi edhe me gola në atë sezon ndërsa skuadra arriti të shpallej kampione dhe të siguronte ngjitjen në Kategorinë e Parë.
Më pas sulmuesi kaloi te Kukësi ku u aktivizua me skuadrën U21 dhe gjithashtu pati eksperiencë me ekipin e parë në Superiore.
Me Kukësin U21 regjistroi 21 ndeshje,ndërsa më herët kishte luajtur edhe me Tiranën U21 ku grumbulloi 19 paraqitje.
Aktualisht Zena vazhdon rrugëtimin me Sopotin ku synon të ketë sa më shumë vazhdimësi dhe të japë kontributin e tij në repartin ofensiv.
Në miqësoren e fundit ndaj Laçit të humbur 4-2 nga Sopoti Marius Zena realizoi të dy golat e skuadrës së tij një tjetër sinjal pozitiv për formën e sulmuesit 22-vjeçar.
Fatos LAMAJ
.


