Play-off i Botërorit 2027 për vajza/ Shqipëria mbyll rrugëtimin pas ndeshjes së kthimit me Uellsin

Kombëtarja e vajzave nuk ia doli të sigurojë kualifikimin në raundin e dytë të fazës play-off të Botërorit 2027, pas humbjes 3-0 në ndeshjen e kthimit ndaj Uellsit, të zhvilluar mbrëmjen e sotme në stadiumin “Park Y Scarlets” në Swansea. Vajzat kuqezi e mbyllin kështu rrugëtimin në këtë fazë, pas dy përballjeve me përfaqësuesen uellsiane.

Trajneri Armir Grima e nisi ndeshjen me këtë formacion: Rajmonda Spahiu (GK), Klea Hamonikaj, Ezmiralda Franja, Alma Hilaj, Xhesika Ndoj, Mikaela Metalla, Ilarja Zarka, Vanesa Levenaj, Fortesa Berisha, Megi Doçi (c) dhe Qëndresa Krasniqi.

Shqipëria zhvilloi një pjesë të parë pozitive, por Uellsi arriti të kalonte në avantazh në minutën e 34-t, duke bërë që 45 minutat e para të mbylleshin me rezultatin 1-0.

Vajzat kuqezi e nisën mirë edhe pjesën e dytë, por vendaset shënuan golin e dytë në minutën e 50-të dhe atë të tretë në minutën e 62-të, duke vulosur rezultatin përfundimtar 3-0 dhe duke i dhënë fund rrugëtimit të Shqipërisë në këtë fazë të play-off-it.

Kjo ishte hera e parë që Shqipëria siguronte kualifikimin në një fazë play-off-i të Kampionatit Botëror për vajza.

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Reklamë -spot_img

Video

Lexo edhe