E veçantë! Silvan Çokaj, shpallet kampion në Islandë. Trajneri shkodran i futbollit, fiton titullin e parë për kategorinë U-16 pas shtatë vitesh rrugëtim në futbollin islandez

Veriu Sport, ka shkruar edhe më herët për trajnerin shkodran Silvan Çokaj, i cili pas një karriere të suksesshme në Shkodër duke trajnuar ekipet e moshave, që nga viti 2019, është zhvendosur në Islandën e largët duke vijuar edhe atje me të njëjtin passion të trajnerit të futbollit.

Liçensimi me patenten e trajnerit UEFA A, së bashku me përvojën e fituar në Shkodër, i dha mundësi Silvanit të marrë vemendjen e duhur nga Federata e Futbollit në Islandë edhe në trajnimin e ekipeve të futbollit në futbollin islandez.

Rezultatet e arritura me ekipet e futbollit të moshave, 12, 14 dhe 16 vjeçarë të klubit IR Reykjavik, bëjnë që në adresë të tij të mbërrijnë ftesa nga klube të tjerë të një niveli edhe më të lartë. Fillimisht është Haukar dhe më pas edhe klubi Fjolnir, janë destinacionet e rdhës për Çokajn, i cili tashmë është bërë protagonist i futbollit islandez.

Dhe, e gjithë kjo karrierë e pasur sportive, jep rezultatet e duhura duke mbërritur kulmin e shpalljes kampion, i pari titull që arrin të fitojë në kampionatin Islandez, i cili është përjetuar me shumë emocion nga Silvani, të cilin ai e ndan me miqtë e tij përmes rrjeteve sociale.

“ Kampion të Islandës 2026 HK – U16

Pas 7 vitesh në rrugëtimin tim si trajner në Islandë, vjen edhe titulli i parë kampion, kupa dhe medalja e parë. Një moment që do të ketë gjithmonë një vend të veçantë në karrierën time.

Jam i lumtur dhe krenar që pata mundësinë të bëhesha pjesë e këtij rrugëtimi dhe të kontribuoja, së bashku me lojtarët dhe pjesën tjetër të stafit teknik, në arritjen e këtij suksesi.

Mirënjohje për të gjithë stafin e trajnereve( Þorleifur Óskarsson , Pálmi Þór Jónasson , Irfan Bajramaj , Milton Eduardo Prado Virgil ) për bashkëpunimin, përkushtimin dhe punën e përbashkët, si dhe për lojtarët, të cilët e merituan këtë moment me angazhimin dhe dëshirën e tyre për të fituar.

Një falënderim i veçantë për bordin drejtues të HK-së ( Eysteinn Hauksson , Frans Ëöhler )për besimin dhe mundësinë që më dhanë të bëhesha pjesë e këtij klubi dhe të kontribuoja në këtë sukses.

Për mua, kjo kupë është më shumë se një trofe. Është një kujtim i bukur i një rrugëtimi që vazhdon, një motivim për të punuar edhe më shumë dhe një kujtesë se çdo përvojë të ndihmon të rritesh si profesionist.

Sukseset më të bukura ndërtohen së bashku!”, shkruan Çokaj për suksesin e tij.

Postin, të cilin e përcjellë edhe në gjuhën e vendit ku jeton prej disa vitesh.

 

Áfram HK!

Meistaramótið í Íslandsmót 2026 HK – U16

Eftir 7 ár sem þjálfari á Íslandi kemur fyrsti meistaratitill, bikar og verðlaunapeningur. Stund sem mun alltaf eiga sérstakan stað í ferli mínum.

Ég er ánægður og stoltur af því að hafa fengið tækifæri til að vera hluti af þessari vegferð og leggja mitt af mörkum, ásamt leikmönnunum og öðru tæknilega starfsfólki, til að ná þessum árangri.

Þakkir til alls þjálfarateymisins (Þorleifur Óskarson, Pálmi Þór Jónasson, Irfan Bajramaj, Milton Eduardo Prado Virgil) fyrir samvinnu þeirra, hollustu og sameiginlegt starf, sem og til leikmanna, sem verðskulduðu þessa stund með skuldbindingu sinni og löngun til að vinna.

Sérstakar þakkir til stjórnar HK (Eysteinn Hauksson, Frans Ëöhler) fyrir traustið og tækifærið sem þau gáfu mér til að vera hluti af þessu félagi og leggja mitt af mörkum til þessa árangurs.

Fyrir mig er þessi bikar meira en bara bikar. Þetta er falleg minning um ferðalag sem heldur áfram, hvatning til að vinna enn betur og áminning um að hver reynsla hjálpar þér að vaxa sem fagmaður.

Bestu velgengnirnar byggjast upp saman! Áfram HK.

Gaspër MARKU

 

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Reklamë -spot_img

Video

Lexo edhe