Emri i Mirel Josës për të zëvendësuar vendin e lënë bosh në stolin e Besëlidhjes pas dorëheqjes së ish trajnerit Elvis Plori është lakuar shumë ditë më herët. Ndërkohë, që negociatave me presidentin Pjerin Fushaj dhe zëvendëspresidentin Klodio Fushaj, një gjë e tillë është bërë zyrtare sot.
Kështu, Mirel Josa mer drejtimin e skuadrës lezhjane duke nisur një kapitull të ri në karrierën e tij dhe në rrugëtimin e një klubi historik të futbollit shqiptar.
Emërimi i tij vjen në një moment kur Besëlidhja kërkon të ndryshoj ecurinë e rezultateve dhe të gjejë stabilitetin e nevojshëm për të përmbushur objektivat e sezonit në Kategorinë e Parë.
Për drejtuesit e klubit afrimi i një trajneri me eksperiencën e Mirel Josës përfaqëson një lëvizje të rëndësishme në përpjekjen për të rikthyer Besëlidhjen në rrugën e rezultateve pozitive.
Lezhjanët kanë ambicie të qarta dhe synojnë të ndërtojnë një skuadër konkurruese,e aftë të përballet me rivalët në një kampionat ku gara është e fortë dhe çdo pikë merr rëndësi të veçantë.
Mirel Josa është një nga emrat e njohur të pankinave në futbollin shqiptar. Gjatë karrierës së tij si trajner ai ka drejtuar disa skuadra me traditë dhe objektiva të rëndësishëm duke fituar përvojë në kampionate të ndryshme dhe në gara ku presioni për rezultate ka qenë i lartë.
Tirana është një prej skuadrave më të rëndësishme që ka drejtuar Josa. Me bardheblutë ai ka qenë pjesë e një ambienti ku kërkesa për trofe dhe rezultate është gjithmonë e lartë.
Në karrierën e tij përfshihet edhe Skënderbeu skuadër me të cilën ka përjetuar periudha të rëndësishme të futbollit shqiptar si dhe Vllaznia një tjetër klub me histori dhe tifozëri të madhe.
Në listën e skuadrave që ka drejtuar përfshihen gjithashtu Elbasani,Teuta,Shkumbini,Lushnja,Kukësi,Laçi,Besa dhe Bylis
Përvoja e tij nuk kufizohet vetëm në Shqipëri pasi Josa ka drejtuar edhe skuadra në Kosovë mes tyre Prishtina,Vëllaznimi dhe Suhareka.
Kalimi nëpër këto skuadra i ka dhënë trajnerit njohuri të gjera për futbollin vendas për karakteristikat e kampionateve dhe për mënyrën se si ndërtohen ekipet që synojnë të jenë konkurruese.
Tashmë një tjetër sfidë e pret në Lezhë aty ku do të duhet të përshtatet me grupin e lojtarëve dhe të vendosë idetë e tij në funksion të rezultateve.
BESËLIDHJA KËRKON REAGIM
Skuadra lezhjane ka nevojë për një reagim në kampionat dhe ardhja e Josës shihet si një mundësi për të ndryshuar situatën.
Trajneri i ri do të ketë për detyrë të punojë për organizimin e ekipit të rris konkurrencën brenda grupit dhe të krijoi një skuadër që të shfaqë më shumë vazhdimësi nga një ndeshje në tjetrën.
Në një kampionat të vështirë si Kategoria e Parë, përvoja e trajnerit mund të luajë një rol të rëndësishëm por puna në stërvitje dhe përgjigjja e lojtarëve në fushë do të jenë vendimtare.
Besëlidhja duhet të gjejë ekuilibrin mes fazave të lojës të shfrytëzojë më mirë rastet për shënim dhe të minimizojë gabimet që mund të kushtojnë pikë.
Për Josën sfida nuk është vetëm të drejtojë një tjetër skuadër në karrierën e tij por edhe të ndihmojë një klub me traditë që të rikthejë besimin dhe të ndërtojë një ecuri pozitive.
Pritshmëritë në Lezhë janë të mëdha dhe çdo ndeshje do të jetë një provë për skuadrën e re që ai do të drejtojë.
NJË KAPITULL I RI NË LEZHË
Besëlidhja ka një histori të gjatë në futbollin shqiptar dhe synimi për tu rikthyer në nivelet më të larta mbetet një objektiv i rëndësishëm për klubin.
Me Mirel Josën në pankinë lezhjanët shpresojnë të gjejnë drejtimin e duhur dhe të krijojnë kushtet për një ecuri më të mirë në vazhdim të sezonit.
Tashmë vëmendja kalon te puna e trajnerit të ri te përgatitja e skuadrës dhe te rezultatet që do të arrijë në ndeshjet e ardhshme.
Emri dhe përvoja e Josës sjellin pritshmëri por përgjigjen përfundimtare do ta japë fusha e lojës.
Mirel Josa nis kështu një aventurë të re në Lezhë me Besëlidhjen që kërkon të kthejë faqen dhe të luftojë për objektivat e saj në Kategorinë e Parë.
Fatos LAMAJ