Teuta nuk ndalet në krye, Dinamo pëson humbjen e dytë radhazi-Superiore, java e shtatë

Dinamo-Teuta 0-2(Shënues: Pedro 31’, Arifi 62’)

Teuta vazhdon marshimin në krye të Abissnet Superiore duke mposhtur Dinamon me rezultatin 2-0 në “Elbasan Arena” në ndeshjen hapëse të javës së shtatë të kampionatit.

Pjesa e parë ishte e luftuar me të dyja skuadrat që patën mundësi shënimi.

Kallaku,Malomo dhe Ismaili provuan të rrezikonin portat kundërshtare ndërsa Teqja reagoi mirë ndaj goditjes me kokë të Jazxhit.

Goli i avantazhit për Teutën erdhi në minutën e 31-të kur Mala shërbeu nga krahu i majtë për Pedron i cili dërgoi topin në rrjetë.

Para pushimit durrsakët patën mundësi të tjera për të shënuar por pa sukses.

Në pjesën e dytë Fangaj realizoi me kokë pas harkimit të Malës por goli u anulua për pozicion jashtë loje.

Në minutën e 62-të Teuta dyfishoi shifrat me Arifin i cili shfrytëzoi pasimin e Fangajt dhe mposhti Teqjen me një goditje në lëvizje.

Dinamo u përpoq të reagonte por nuk arriti të gjente rrjetën.

Në minutat e fundit Berisha gjuajti pranë shtyllës ndërsa Daci goditi shtyllën pas një aksioni që u anulua për pozicion jashtë loje.

Me këtë fitore Teuta ngjitet në kuotën e 19 pikëve dhe kryeson e vetme kampionatin.

Në krahun tjetër Dinamo pëson humbjen e dytë radhazi dhe mbetet në vendin e tretë me 12 pikë.

Në javën e ardhshme, Teuta do të përballet me Elbasanin ndërsa Dinamo do të kërkojë reagimin ndaj Egnatias sërish në Elbasan.

Fatos LAMAJ

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Reklamë -spot_img

Video

Lexo edhe