Abissnet Superiore/Tirana-Laçi(13:30) dhe Skënderbeu-Elbasani(16:00) dy sfidat interesante të javës së shtatë, luhen të shtunën

Abissnet Superiore vijon këtë të shtunë me dy përballje interesante, të vlefshme për javën e shtatë të kampionatit.

Tirana pret Laçin në orën 13:30 ndërsa në orën 16:00 Skënderbeu përballet me Elbasanin.

Në ndeshjen e parë Tirana do të kërkojë të shfrytëzojë faktorin fushë për të marrë një rezultat pozitiv ndërsa Laçi udhëton me synimin për të rivalizuar bardheblutë dhe për të fituar pikë të rëndësishme.

Në Korçë Skënderbeu dhe Elbasani do të përballen në një sfidë që pritet të ketë rivalitet.

Korçarët synojnë të reagojnë dhe të përmirësojnë pozitat në klasifikim ndërsa verdheblutë do të kërkojnë të vazhdojnë rrugën e tyre me një rezultat pozitiv në transfertë.

Fatos LAMAJ

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Reklamë -spot_img

Video

Lexo edhe