Futboll Femra. Vllaznia-Kinostudio, sot, ora 16:00, në “Reshit Rusi”. Pas humbjes me Teutën, kuqeblutë kërkojnë rikthimin tek fitorja

Java e tretë e Kampionatit Kombëtar të Superiores për futbollin e femrave ka vënë përballë Vllazninë dhe Kinostudion. Ndeshja në fjalë do të luhet në fushën stadiumit “Reshit Rusi” të Shkodrës duke nisur nga  ora 16:00.

Skuadra kuqeblu e drejtuar nga trajneri Nikolin Leka vjen në këtë ndeshje pas humbjes në javën e dytë në transfertë me Teutën e Durrësit. Ndaj për Vllazninë, është momenti i duhur për të marrë rezultat pozitiv, ku fitorja është patjetër në objektivin e futbollisteve kuqeblu.

Dorëheqja e ish presidentit Lazër Matija  ka krijuar një situatë jo pozitive në kampin shkodran, jo vetëm në aspektin moralo-psikologjik, por edhe në atë financiar, ku për pasojë kanë ardhur edhe largimet e disa futbollisteve amerikane.

Megjithatë, sot, është momenti i duhur për të treguar se Vllanzia e femrave mbetet Vllazninë, ku me një fitore të mundshme rikthehet sërishmi në garë për fitimin e titullit kampion.

Pas javës së dytë. Tabelën e klasifikimit e kryeson Apolonia, e cila falë fitores së djeshme 8-0 ndaj Lushnjes është kuotën e 9 pikëve. Egnatia është e dyta me 6 pikë dhe Vllaznia, Partizani, Teuta, Atletik Klub me nga 3 pikë dhe mbyll renditjen Kinostudio me 0 pikë

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Reklamë -spot_img

Video

Lexo edhe