Superiore-Java e tetë luhet në tre ditë. Klasikja, Vllaznia-Tirana, të shtunën, ora 18:30, në “Loro Boriçi”

Java e tetë e Abissnet Superiore, është planifikuar nga sektori i garave në Federatën Shqiptare të Futbollit të zhvillohet e ndarë në tre ditë.

Të premten, në program është vetëm një ndeshje, Partizani-Skënderbeu, për të cilën akoma nuk është vendosur stadiumi ku do luhet.

Të shtunën, do të luhen tre ndeshje, fillimisht Laçi-Vora  në orën 13:30, më pas, në orën 18:30, do të luhen dy ndeshjet e tjera që janë shumë interesante, ku përpos klasikes së futbollit shqiptar, Vllaznia-Tirana do të luhet në të njëjtën orën edhe përballja Teuta-Elbasani.

Ndërkohë, që ndeshja e fundit e javës së tetë të Superiores  luhet të dielën, në orën 18:30 dhe do të vërë përballë dy ekipe pretendente, ku Dinamo pret Egnatian.

Kalendari i javës së tetë të Abissnet Superiore

Të premtes(23.10.2024)
Partizani-Skënderbeu (???)

Të shtunën(24.10.2026)

Laçi-Vora(13:30)
Vllaznia-Tirana(18:30)

Teuta-Elbasani(18:30)

Të dielën(25.10.2026)
Dinamo-Egnatia ora 18:30

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Reklamë -spot_img

Video

Lexo edhe