Java e tetë e Abissnet Superiore, është planifikuar nga sektori i garave në Federatën Shqiptare të Futbollit të zhvillohet e ndarë në tre ditë.
Të premten, në program është vetëm një ndeshje, Partizani-Skënderbeu, për të cilën akoma nuk është vendosur stadiumi ku do luhet.
Të shtunën, do të luhen tre ndeshje, fillimisht Laçi-Vora në orën 13:30, më pas, në orën 18:30, do të luhen dy ndeshjet e tjera që janë shumë interesante, ku përpos klasikes së futbollit shqiptar, Vllaznia-Tirana do të luhet në të njëjtën orën edhe përballja Teuta-Elbasani.
Ndërkohë, që ndeshja e fundit e javës së tetë të Superiores luhet të dielën, në orën 18:30 dhe do të vërë përballë dy ekipe pretendente, ku Dinamo pret Egnatian.
Kalendari i javës së tetë të Abissnet Superiore
Të premtes(23.10.2024)
Partizani-Skënderbeu (???)
Të shtunën(24.10.2026)
Laçi-Vora(13:30)
Vllaznia-Tirana(18:30)
Teuta-Elbasani(18:30)
Të dielën(25.10.2026)
Dinamo-Egnatia ora 18:30


