Në kuadrin e takimeve informuese dhe prezantuese me strukturat e sportit në Shkodër, kryetarin e ri të Shoqatës Rajonale të Futbollit Shkodër, Armir Grima, së bashku me pjesëtarë të stafit të tij, zhvilluan një takim në zyrën e kryetarit të Bashkisë Shkodër Benet Beci.
Njoftimi zyrtar i kreut të Bashkisë Shkodër Benet Beci:
Pata kënaqësinë të pres në një takim kryetarin e ri të Shoqatës Rajonale të Futbollit Shkodër, Armir Grima, së bashku me drejtues të shoqatave që janë pjesë e saj.
Diskutuam për zhvillimin e futbollit, ekipet e moshave dhe mbështetjen që po u japim fëmijëve e të rinjve për t’u stërvitur në terrene të përshtatshme sportive.
Sot, këto ekipe e zhvillojnë aktivitetin e tyre pa pagesë në kompleksin sportiv “Zmijani”, falë subvencionimit nga Bashkia Shkodër. Një mbështetje konkrete që lehtëson familjet dhe u jep më shumë fëmijëve mundësinë të ndjekin pasionin për futbollin.
Shkodra ka qenë dhe mbetet një fidanishte e futbollit shqiptar. Detyra jonë është ta ushqejmë këtë traditë, duke krijuar hapësira e mundësi për brezin e ri.
Në emër të Shoqatës Rajonale Futbollit Shkodër, kryetari Armir Grima, i dorëzoi kreut të Bashkisë Shkodër Benet Beci një Çertifikatë “Mirënjohje” në shenje respekti për kontributin që po jep ndaj fëmijëve, nxitjen e zhvillimit të aktiviteteve sportive dhe krijimin e mundësive për brezat e rinj.



