Abisnet Superiore do të vijojë ditën e enjte me një nga përballjet më interesante të javës atë mes Tiranës dhe Dinamos.
Ndeshja KF Tirana – FC Dinamo City në mënyrë të kushtëzuar prej mbjelljes së fushave në stadiumin “Air Albania” dhe “Selman Stërmasi” do të zhvillohet në qytetin e Durrësit, stadiumi “Niko Dovana” prej orës 13:30.
Në derbin e vogël të kryeqytetit dy skuadrat vijnë në këtë përballje me objektiva të rëndësishëm në kampionat dhe do të kërkojnë të marrin një rezultat pozitiv.
Tirana, e cila javën e kaluar u mund nga Vllaznia në transfertë 2-0, do të synojë të shfrytëzojë këtë takim për të përmirësuar pozitat e saj në renditje, ndërsa Dinamo vjen pas fitores 2-1 ndaj Egnatias duke i dhënë fund serisë prej dy humbjesh radhazi.
Blutë do të kërkojnë të konfirmojnë formën e rikuperuar ndërsa bardheblutë synojnë të bëjnë një paraqitje bindëse përballë rivalëve të tyre historikë.
Fatos LAMAJ


