Optimizëm te Vllaznia! Kuqeblutë, nga vendi i fundit me 2 pikë, tashmë në kuotën e 8 pikëve janë vetëm një pikë larg gjashtëshes së parë. Të mërkurën, në transfertë ndaj Vorës kërkohet fitore

Në kampin kuqeblu ka optimizëm. Kuqeblutë, nga vendi i fundit me 2 pikë, tashmë janë në kuotën e 8 pikëve duke mbetur vetëm një pikë larg gjashtëshes së parë.

Kur e mori detyrën për të drejtuar Vllazninë, trajneri hungarez,  Scaba Loszlo e gjente skuadrën në vendin e fundit me dy pikë dhe në konferencën e parë për shtyp do të deklaronte se objektivi fillestar është shpëtimi i Vllaznisë nga rënia prej kategorisë së Superiores.

Por, gjashtë pikët e marra në tre ndeshje e kanë ngritur Vllazninë me vetëm një pikë larg zonës së gjashtëshës së parë, zonë e cila hap rrugën e kapjes së një vendi në Kupat e Europës, pse jo për të kërkuar edhe trofe.

Por, përpos pikëve të marra, më së shumtmi, loja bindëse e formacionit kuqeblu ka rritur besimin dhe optimiznin tek vetë futbollistët, por edhe tifozëria shkodrane.

Përformanca e mirë në sfidën ndaj Tiranës, ka bërë që Drejtoria Teknike e FSHF të përzgjedhë në formacionin më të mirë të javës së 8-të në kampionatin Abissnet Superiore, tre përfaqësues të Vllaznisë, Edon Murataj,  Emmanuel Obinna Nëokporo dhe trajnerin Csaba László, çka nuk kishte ndodhur prej shumë javësh në kampin kuqeblu.

Dhe, ky optimizëm, pritet të japë efektet pozitive edhe në ndeshjen e radhës, atë të javës së nëntë, ku Vllaznia do të jetë mysafire në Vorë për të luajtur ndaj skuadrës vendase, sfidë kjo e programuar për t’u luajtur të mërkurën prej orës 13:30.

Një rezultat pozitiv në transferten vorake, do ta rriste akoma më shumë mora;in e Vllaznisë, por edhe pozitat në tabelën e klasifikimit.

 

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Reklamë -spot_img

Video

Lexo edhe