I paralajmëruar më herët se do të bëhej pjesë e Vllaznisë, Andi Hadroj ka nënshkruar zyrtarisht të shtunën me Vllazninë për t’u vënë menjëherë në dispozicion të teknikut Csaba Laszlo për seancën stërvitore të së dielës.
Pas firmës zyrtare me kuqeblutë, mbrojtësi i djathtë me origjinë nga Puka, ndoqi dje nga vendet VIP të stadiumit “Loro Boriçi” klasiken Vllaznia-Tirana nën shoqërinë e tjetër pukjani, presidentit të KF Ada, Alfred Pjetri, pamjet e së cilës shoqërojnë shkrimin.
Futbollisti 27 vjeçar vjen tek Vllaznia pas një përvoje më herët në Superioren e Shqipërisë duke spikatur tek Partizani, në kombëtaren U21 dhe i ekipit të parë, ndërkohë që së fundmi ka luajtur në Ukrainë në përbërje të klubit Polissya Zhytomyr, me të cilin ndërpreu bashkëpunimin për t’u rikthyer përsëri në Abissnet Superiore me uniformën kuqeblu.
(Video) Andri Hadroj, futbollisti që ka firmosur për Vllazninë, ndjek klasiken Vllaznia-Tirana në tribunën VIP të stadiumit “Loro Boriçi”


