Formacioni më i mirë i javës së 7-të të Kategorisë së Parë

Drejtoria Teknike e FSHF-së ka përzgjedhur formacionin më të mirë të javës së 7-të të Kategorisë së Parë, sipas skemës 1-3-4-1-2, duke vlerësuar paraqitjet e futbollistëve në ndeshjet e kampionatit.

Në portë është përzgjedhur Mustafe Abdullahu i Besës. Reparti i mbrojtjes përbëhet nga Xhuliano Markoçi i Ilirisë dhe Gabriel Schepanski e Erest Lamellari të Kukësit.

Në mesfushë janë Fatmir Prengaj i Besës, Henri Sulovari i Bylisit, Eslit Sala i Flamurtarit dhe Sodiq Kazeem i Pogradecit. Në rolin pas sulmuesve është përzgjedhur Hetem Lushaj i Flamurtarit, ndërsa dyshja e sulmit përbëhet nga Roland Shkreli i Orikut dhe Jayson Mavanga i Ilirisë.

Trajneri më i mirë i javës është përzgjedhur Bledi Kadiu i Kukësit.

 

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Reklamë -spot_img

Video

Lexo edhe