Abissnet Superiore/Mbyllet java e 9-të, rezultatet dhe klasifikimi

Java e 9-të e kampionatit “Abissnet Superiore” është mbyllur me superduelin mes Egnatias dhe Teutës, të zhvilluar në stadiumin “Egnatia Arena”.

Kampionët në fuqi të Shqipërisë triumfuan me rezultatin minimal 1-0 ndaj durrsakëve, duke siguruar tri pikë të rëndësishme dhe duke marrë kreun e renditjes me 21 pikë. Teuta renditet në vendin e dytë me 20 pikë, vetëm një pikë larg Egnatias, duke e mbajtur të hapur garën në krye të kampionatit.

Në takimet e tjera të javës, Vora siguroi një fitore 2-1 ndaj Vllaznisë, ndërsa AF Elbasani triumfoi me të njëjtin rezultat përballë Partizanit në “Elbasan Arena”.

Në Korçë, Skënderbeu dhe Laçi ndanë nga një pikë pas barazimit 1-1. Me të njëjtin rezultat u mbyll edhe përballja mes Tiranës dhe Dinamo City-t, duke kompletuar kështu të gjitha takimet e javës së nëntë.

Abissnet Superiore – Rezultatet e javës së 9-të

FK Vora 2–1 Vllaznia
Skënderbeu 1–1 KF Laçi
AF Elbasani 2–1 Partizani
Tirana 1–1 Dinamo City
Egnatia 1–0 Teuta

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Reklamë -spot_img

Video

Lexo edhe