Monday, November 25, 2024

Myrto Uzuni tripletë, eliminon Prishtinën

Lexo

PRISHTINA-FERENCVAROS 1-3

(Shënues: Hoti 67’/Uzuni 49′, 80′, 86′)

Kampionët e Kosovës janë mundur 3-1 nga Ferencvaros në “Fadil Vokrri”: tre gola me firmën e sulmuesit kuqezi

Prishtina ka mbyllur aventurën në Ligën e Kampioneve, duke u dorëzuar përballë kampionëve të Hungarisë, Ferencvaros. 3-1 në “Fadil Vokrri” përballë hungarezëve, të cilët i falen tripletës së sulmuesit kuqezi, Myrto Uzuni. Kampionët e Kosovës, pas humbjes 3-0 të pësuar në ndeshjene parë, e kishin gjithçka të vështirë për të kthyer situatën në favorin e tyre, aq më tepër përballë një skuadre si Ferencvaros.

Në “Fadil Vokrri”, vendasit e nisën mirë, arritën të gjejnë dhe rrugën e rrjetës me anë të Oto Xhon që në minutën e pestë të takimit, por u anulluar për pozicion jashtë loje. Pas një pjese të parë pa gola, hungarezët kanë shpërthyer menjëherë me fillimin e pjesës së dytë, me golin e Uzunit. Sulmuesi kuqezi arriti të shënojë dhe dy herë të tjera, 80’ dhe 86’, duke kompletuar kualifikimin për më tej. Goli i vetëm për Prishtinën u shënua nga Hoti në minutën e 67-të. Prishtina do të vazhdojë garën në Conference League.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img