Fitorja ndaj Bjellorusisë mbrëmjen e sotme dhe vendi i parë në grup për kombëtarren tonë kuqezi, e cila tashmë do të konkurojë në Ligën B të Ligës së Kombeve, janë pritur me entuziasëm nga president ii FSHF-së Armand Duka, i cili nuk ka nguruar të përcjellë edhe mesazhin përshëndetës:
“Sonte duhet vetëm të festojmë!
Një edicion fantastik i Nations League! Me përjashtim të humbjes në Helsinki, që për mua ishte e pamerituar, dua të falënderoj dhe të uroj çunat për paraqitjet e tyre, për karakterin e treguar në çdo sfidë, për dëshirën dhe vendosmërinë për të fituar, për dashurinë ndaj fanellës kuqezi dhe për përkushtimin nga minuta e parë deri në vërshëllimën e fundit.
Një falënderim dhe urim i veçantë edhe për stafin teknik, për përkushtimin dhe punën e bërë, që u reflektua në një Kombëtare më të fortë, më bindëse dhe me rezultate krejt të tjera nga ato të qershorit. Nga kjo skuadër presim të njëjtin karakter, të njëjtën dëshirë dhe të tjera suksese në vazhdim.
Sonte duhet vetëm të festojmë! Vendin e parë në grup, kualifikimin në fazën tjetër të Ligës së Kombeve, ngjitjen në Ligën B dhe një rekord të ri për Kombëtaren tonë: 15 pikë të grumbulluara dhe plot 12 gola të shënuar në një edicion të Ligës së Kombeve!
Urime Shqipëri, urime shqiptarë! Sonte duhet vetëm të festojmë! ”, shkruan zoti Duka në mesazhin e tij


