Romeo Lukaku e mbyll me kombëtaren e Belgjikës, atu ku për 16 vite dha më të mirën e tij

Romelu Lukaku njoftoi sot (të hënën) tërheqjen e tij nga futbolli ndërkombëtar. Sulmuesi mbylli karrierën me një rekord prej 94 golash për vendin e tij, shifër kjo që e rendit atë në vendin e pestë në listën e golashënuesve më të mirë të të gjitha kohërave në futbollin e meshkujve.

33-vjeçari Lukaku e bëri të ditur vendimin përmes një postimi në Instagram, duke u shprehur se ka përjetuar “çdo emocion të mundshëm” gjatë karrierës së tij 16-vjeçare me kombëtaren, me të cilën ka zhvilluar 135 ndeshje dhe ka përfaqësuar Belgjikën në katër Kupa Bote dhe tre Kampionate Evropiane.

 

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Reklamë -spot_img

Video

Lexo edhe