Fitorja me Ilirinë, Trashi, Hila dhe trajneri Josa të Besëlidhjes, në formacionin më të mirë të javës së 11-të të Kategorisë së Parë

Fitorja me përmbysje 2-1 ndaj Ilirisë kryesuese të kampionatit, ka ndikuar që Drejtoria Teknike e Federatës së Futbollit të përzgjedhë në formacionin më të mirë të javës së 11-të të Kategorisë së Parë, tre përfaqësues të Besëlidhjes. Ato janë Lorenc Trashi, Ardit Hila dhe trajneri Mirel Josa.

Bazuar në skemën 1-3-5-2, në portë është përzgjedhur Da Silva i Orikut. Në repartin e mbrojtjes në rreshtimin me tre janë përzgjedhur Telushi i Orikut, Nurudeen i Besës dhe Ëallace i Korabit. Në krahë janë Prengaj i Besës dhe Hodo i Bylisit, ndërsa në qendër të mesfushës bëjnë pjesë Trashi i Besëlidhjes, Pjeshka i Flamurtarit dhe Okoli i Pogradecit.

Chinëendu i Pogradecit dhe Hila i Besëlidhjes, janë përzgjedhur për kontributin e tyre dhënë në majën e sulmit, ndërkohë që trajneri më i mirë i javës është përzgjedhur Mirel Josa, i Besëlidhjes.

Sa i përket, golit më të bukur të javës është përzgjedhur ai i Ergi Hodos, i cili shënoi golin e dytë të Bylisit në fitoren ndaj Flamurtarit, në sfidën e luajtur të hënën.

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Reklamë -spot_img

Video

Lexo edhe