Prag Turneu Ndërkombëtar “China International Women’s Football Tournament Yongchuan 2026”, trajneri i kombëtares së vajzave Armir Grima publikon listën

Trajneri i Kombëtares shqiptare të vajzave, Armir Grima, ka publikuar listën e futbollisteve të grumbulluara për turneun ndërkombëtar miqësor “China International Ëomen’s Football Tournament Yongchuan 2026”, që do të zhvillohet në Kinë.

Në këtë turne, Shqipëria do të përballet me Malavin, Kinën dhe Tajlandën, në tri takime që do t’i shërbejnë skuadrës kuqezi për të vijuar aktivitetin dhe përgatitjet në kuadër të angazhimeve ndërkombëtare.

Kombëtarja e Vajzave do ta nisë aventurën më 28 nëntor ndaj Malavit, për të vijuar më pas me përballjen ndaj Kinës më 1 dhjetor dhe atë ndaj Tajlandës më 4 dhjetor.

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Reklamë -spot_img

Video

Lexo edhe