Ndërkohë që dueli i boksit profesionist në mes Nelson Hysës dhe Agit Kabayel është në proçesin e fundit përgatitor për t’ia lënë vendin sfidës zyrtare që do të zhvillohet mbrëmjen e së shtunës së 28 nëntorit 2-26 në Merkur Spiel-Arena të Dyseldorfit të Gjermanisë, diçka e veçantë ka ndodhur në mes dy boksierëve kundërshtarë.
Nesër do të jenë në ring për t’i dhënë grushta njëri tjetrit në këmbim të titullit kampion bote për peshëm e rëndë mbi 100 kg, Agit Kabayel për ta mbrojtur dhe Nelson Hysa për t’ia rrëmbyer brezin e artë kundërshtarit, por mbrëmjen e sotme, gjatë proçesit të kryerjes së peshimit zyrtar, në një moment ato kanë bashkuar duart me njëri tjetrin duke bërë shqipojën, simbolin e shqiptarëve.
Një veprim ky nga ana e kampionit të botës Agit Kabayel që është përshëndetur nga të pranishmit, si gjest që duket se i paraprinë një Fayr Play për sfidën e nesërme, i cili në fund do të përcaktojë, nëse titullin do ta mbajë Kabayel apo brezin e artë të kampionit do t’ia rrëmbejë kampioni shkodran, Nelson Hysa..
Gaspër MARKU


