Emocionet e pragndeshjes që kampioni shkodran i boksit Nelson Hysa për titullin botëror në boksit WBC, dueli i të cilit zhvillohet mbrëmjen e së shtunës në Gjermani, kanë përfshirë edhe kreun e Bashkisë Shkodër, Benet Beci.
“Shumë suksese kampionit shkodran Nelson Hysa, i cili pikërisht në Ditën e Flamurit, më 28 Nëntor, do të ngjitet në ring në Dyseldorf të Gjermanisë, për t’u përballur me Agit Kabayel për titullin botëror ËBC në peshat e rënda.
Në këtë sfidë historike, Shkodra dhe mbarë Shqipëria janë me ty!
Forca Nelson! ”, shkruan në rrjetet sociale, kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci.


