Egnatia – AF Elbasani, është dueli i fundit që mbyll javën e 13-të Abissnet Superiore. Takimi që nis në orën 18:30 do të luhet në stadiumin “Elbasan Arena”.
Më herët, java e 13-të ka nisur të premten me sfidat e para ku Tirana mundi Skënderbeun 3 me 2, ndeshje e luajtur në stadiumin “Selman Stërmasi, ndërkohë që në stadiumin “Elbasan Arena” u luajt derbi i kryeqytetit ku Dinamo City u mund nga Partizani 1 me 4.
Ndërkohë, të shtunën Teuta mundi Vorën në transfertë 2-3 dhe dueli i stadiumit “Loro Boriçi”, Vllaznia–KF Laçi u mbyll në barazim 0-0.
Kalendari i javës së 13-të Superiore
Pardje(E premte)
Tirana – Skënderbeu, 3-2
Dinamo City – Partizani,1-4
Dje(E shtunë)
FK Vora – Teuta, 2-3
Vllaznia – KF Laçi, 0-0
Sot(E dielë)
Egnatia – AF Elbasani, 29.11.2026, 18:30, “Arena Egnatia”


