Egnatia-Elbasani 2-1(Shënues: Montenegro 21’, Diabate 68’/ Tresa 71’)
Egnatia ka triumfuar me rezultatin 2-1 ndaj Elbasanit në një përballje interesante dhe me emocione të zhvilluar në Rrogozhinë e vlefshme për javën e 13-të të Abisnet Superiore.
Kampionët në fuqi arritën të siguronin një fitore të rëndësishme përballë një kundërshtari që synonte të merte pikë në këtë transfertë.
Vendasit kaluan në avantazh në minutën e 21-të me anë të Montenegro duke mbyllur pjesën e parë me epërsinë minimale 1-0.
Në pjesën e dytë Egnatia vijoi të kërkonte golin e sigurisë dhe e gjeti atë në minutën e 68-të. Këtë herë ishte Diabate që dërgoi topin në rrjetë duke dyfishuar shifrat në 2-0.
Megjithatë Elbasani nuk u dorëzua por reagoi menjëherë dhe tri minuta më vonë Tresa ngushtoi diferencën në 2-1 duke rihapur përkohësisht diskutimin për rezultatin e takimit.
Minutat e mbetura sollën përpjekjet e verdhebluve për të gjetur golin e barazimit por Egnatia arriti të ruante avantazhin deri në vërshëllimën përfundimtare.Një fitore me vlerë për skuadrën e Egnatias që konfirmon ambiciet e saj në garën për kreun e Abisnet Superiore, tashmë me plus 4 dhe 11 nga Teuta nga Tirana e vendit të dytë dhe të tretë.
Fatos LAMAJ


