Sunday, November 24, 2024

Startojnë Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, parakalon delegacioni shqiptar i kuqezinjëve

Lexo

Lojërat Olimpike, “Tokio 2020” kanë bërë hapjen në një ceremoni të diktuar nga kufizimet e shumta. Pa praninë e tifozëve, me një numër tejet të reduktuar të atyre që ishin të pranishëm si shikues, ekipet olimpike kanë parakaluar në pistë, mes tyre edhe Shqipëria.

Luiza Gega dhe Briken Calja, ashtu sic është bërë e ditur edhe më parë, ishin vendosur në radhë të parë duke mbajtur në duar flamurin kuqezi. Shqipëria, e cila është pjesëmarrëse e rregullt që nga viti 1988, do të marrë pjesë në këtë eveniment të radhës me 9 sportistë: Luiza Gega, Briken Çalja, Izmir Smajlaj, Indrit Çullhaj, Erkand Qerimaj, Nikol Merizaj, Matvei Petrov, Kledi Kadiu  dhe Manuela Deliaj.

Pas shumë polemikash, edicioni i 32-të i Lojërave Olimpike, ka marrë udhë. Në stadiumin Olimpik të Tokios, me vetëm 950 persona në tribunën kryesore, pa spektatorë të tjerë, për shkak të rregullave anticovid, perandori japonez Naruhito dhe presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bah zyrtarisht hapin Lojërat Olimpike të Tokios. Në qendër të stadiumit shfaqet një fëmijë në gjunjë, që ngrihet në këmbë duke simbolizuar rimëkëmbjen pas pandemisë.

Më pas është një atlet duke vrapuar drejt të ardhmes. Dhe momenti për të kujtuar të gjithë viktimat që shkakoi pandemia. Pas prezantimit të flamurit japonez dhe ekzekutimit të humnit vendas, shfaqen pesë rrathët olimpikë, të bërë prej druri, sipas traditës japoneze. Fillon parakalimi i ekipeve përfaqësuese të renditura sipas alfabetit japonez. Risi në këtë olimpiadë është se flamuri mbahet nga një mashkull dhe një femër.

E para si gjithnjë është Greqia, vendi ku u bë olimpiada e parë, më pas vjen ekipi i refugjatëve me flamurin me 5 rrathët olimpikë, i cili do të mbajë inicialet EOR. I 11-ti është ekipi shqiptar me dy flamurmbajtësit Briken Calja dhe Luiza Gega. Bie në sy Italia me kostumet e saj të mrekullueshme, e përbërë nga 378 atletë me flamurmbajtësit, Jessica Rossi dhe Elia Viviani. Parakalon edhe Kosova, flamuri i të cilës mbahet nga Majlinda Kelmendi dhe Akil Gjakova.

Delegacioni rus i përbërë nga 328 atletë, edhe këtë olimpiadë parakalon me flamurin olimpik, për shkak se Rusia nuk lejohet të përfaqësohet me simbolet e saj, pasi është e dënuar për përdorim dopingu. Ajo mban inicialet ROC. Bien në sy që sportistët e Kirgistanit dhe Taxhikistanit parakalojnë pa maska.

Kina me më shumë se 400 atletë tregon synimet e saj për medalje. Ndërsa SHBA me më shumë se 1000 atletë tregon forcën. E parafundit parakalon Franca, si vendi që do të presë Olimpiadën e ardhshme atë në 2028. Eshtë Japonia që e mbyll.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img