Kuqeblutë e Vllaznisë do të luajnë të enjten e ardhshme të 29 korrikut ndeshjen e kthimit të Turit të Dytë të Europa Conference League. Takimi i parë i luajtur të enjten e kaluar në stadiumin “Tsirio”, AEL Limassol-Vllaznia, përfundoi me rezultatin 1 me 0 në favor të skuadrës vendase.
Në kampin kuqeblu po punohet me seriozitet në të gjitha drejtimet në mënyrë që në sfidën e kthimit që do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi”, rezultati të përmbyset në favorin e Vllaznisë. Që do të thotë, se me një rezultat 2 me 0 dhe sipër, kuqeblutë kualifikohen në Turin e Tretë të Europa League.
Por, për të mbërritur tek objektivi i kualifikimit, skuadra ka nevojë për mbështetjen e tifozëve të zjarrtë shkodranë. Ndaj, duke publikuar edhe grafikun e çmimeve sipas kategorive përkatëse, KF Vllaznia njofton të gjithë të interesuarit se shitja e biletave për ndeshjen, AEL Limassol-Vllaznia fillon që prej mëngjesit të ditës së hënës.
NJOFTIM i KF Vllaznia
Ditën e hënë do të fillojë shitja e biletave të ndeshjes së kthimit të Turit të Dytë të “Conference League” në mes ekipeve Vllaznia dhe AEL Limassol (Qipro).
Biletat do të shiten në sportelet pranë stadiumit por edhe online.
Oraret e shitjes së tyre dhe çmimet janë si më poshtë: