“Ditari ynë i Tokyos, 23-27 Korrik 2021! Kështu shkruan në rrjetin social FB nga Tokio dyshja tashmë shumë e njohur e peshëngritjes shqiptare, trajneri Zef Kovaçi dhe peshëngritësi që ai stervit prej vitesh, Erkand Qerimaj.
“…..Zef Kovaci & Erkand Qerimaj
Si gjithnje, stërvitja jonë bëhet në Hollin: “Tokyo International Forum”
Nje emocion i madh dhe momenti që Profesori Zef Kovaçi parakaloi për herë të parë në jetë në një Ceremoni Hapjeje të Lojërave Olimpike dhe këtë e bëri pikërisht me mua e pikerisht në “Tokyo 2020”.
Çdo dite duke u stervitur per te arritur objektivat e vena vetes dhe duke dëshiruar sukses për të gjithë sportistët shqiptarë në Tokyo.
Suksesi i Xhudos me Driton Toni Kuka dhe Distria Krasniqi e Nora Gjakova, me Medaljen e Artë Olimpike janë forcë krenarie.
Nga Tokio, ndërkohë që madhështia e Medaljeve të Arta të Xhudos së Kosovës na ka bërë me krahë kudo qe jemi shqiptare anembanë globit, nga zemra e Lojërave Olimpike “Tokyo 2020”, me dashuri, Prof. Zef Kovaçi dhe unë, të themi: Guxo të Ëndërrosh!”….shkruaj Qerimaj dhe Kovaçi në ditarin e radhës kushtuar ditëve olimpike që po kalojnë në deri në ditën e garës me shpresen dhe besimin e arritjes së një rezultati pozitiv.