Pjesë e delegacionit shqiptar në Lojërat Olimpike “Tokio 2020” është edhe sporti i qitjes. Manuela Delilaj, konkuruese në disiplinën e pistoletës ka konsumuar gjysmën e garës, ndërkohë që është në pritje të pjesës tjetër.
“Manuela Delilaj ka perfunduar garen e pare te 25m pistolete precizion ne qitje sportive, me rezultatin e 280 pikeve ne total te grumbulluara.
Kjo gare ishte nje performance e mire duke pasur parasysh qe Manuela ka nje lendim ne parakrahun e djathte.
Gjithashtu ju rikujtojme se pjesa e dyte e gares, 25 m pistolete shpejtesi (rapid) do te zhvillohet neser ne te njejten ore ( ora 09:00 lokale).
Suksese Manuela ”, shkruan KOKSH-Komiteti Olimpik Kombëtar Shqoptar në postimin e bërë në rrjetin social FB.