Saturday, November 23, 2024

(Analizë) Post Vllaznia-AEL Limassol(0-1), opinion nga ish futbollisti shkodran, Fatmir Lugji

Lexo

Vllaznia e Shkodrës  në katër ndeshjet ndërkombëtare për CL, me boshnjaket dhe qipriotët dhuruan emocione, përmbysje rezultati, spektakel dhe mbi të gjitha rikthyen besimin në një Vllazni të madhe, të frikshme, pretendente por edhe “euforike”.

Euforia

Ndeshja e kthimit në Shkodër me qipriotët pas rezultatit minimal 0-1, u trumbetua nga të gjithë aktorët futbollistik në Shkodër, se  90′  në stadiumin “Loro Boriçi”,  që, jo vetëm rezultati do përmbyset thellë, por qipriotët do përjetojnë.  “ferrin” në Shkodër. Intervista të shëqërosura nga tranjnerë, futbollistë, drejtues të rangjeve “B” dhe “C” , tifozë fb ect ect,  mbushen javën futbollistike në Shkodër me thirrje më të “çuditshme”, që nga prezenca në stadium, dhe me këshilla teorike dhe praktike, çfarë duhet të veshin, çfarë duhet të këndoni, çfarë, çfarë, që është e pakuptimtë në formën e një dhune verbale e psikologjike.

Formacioni

Duke u ndalur në 90′ e ndeshjes, fillimisht duhet trajtuar përzgjedhja e 11-shit  të parë. A  ishin përzgjedhur lojtarët e duhur  dhe në pozicione të tyre,  dhe si ishin konceptuar variantet taktike dhe teknike ndaj kundërshtarit?…(  jam në dilemë,  por….nqs formacioni bazë është mendim llogjik i gjithë stafit teknik apo tranjeri gjerman përdor “veton” e tij ).

Në këtë ndeshje trajneri dhe stafet drejtuese nuk kishin punuar me psikologjinë e lojtarëve ..!! Dhe, nqs do të shohim taktiken dhe tekniken e skuadres qipriote  vërejtëm që suksesi i tyre u arrit sepse luajtën me psikologjinë e lojtarëve të Vllaznisëe. Duke filluar nga interpretimi që i bënin topit në kombinime, me një qetësi dhe siguri, dhe nga ana tjetër “ngacmonin dhe shqetesonin” lojtarët kundërshtar psikoligjikisht. Një formë tjetër e këtyre ngacmimeve dhe shqetësimeve  psihike  ishin “vonesat me.simulime.nga më të ndryshmet që ndikuan në nervozizmen e lojtarëve.

Tifozëria

Tifozëria, që rrjeshtohet si lojtari i 12-të  duhet të tregojë më shumë qytetari shkodrane. Ajo duhet të sjell në stadium atmosferë festive dhe artistike, të mos jetë i dyzuar dhe paragjykues, të vijë në stadium në radhë të parë si qytetar shkodran, si sportdashës i Vllaznisë dhe i futbollit dhe si tifoz i zjarrtë në mbështetje të ekipit të zemres…..!!! Dhe, një diçka çudibërëse ka ndodhur në dy ndeshjet ndërkombëtare të Vllaznisë në Shkoder me komentatorin e ndeshjes. E para, pse u dashka të na vijë ngaTirana…(për ti motivuar dhe dhënë zemer shkodranëve për ekipin e tyre). Dhe detyra specifike e komentatorit është prezantimi i emrave të lojtareve, zëvendësimet, dhe jo t’i tregojë shkodranëve si të sillen dhe si të veprojne. Britmat që shpërndan nëpërrmjet mikrofonit bëhen shumë të mërzitshme dhe bajate.

Vazhdimësia

Si epilog mund të themi se Vllaznia mbylli një kapitull të suksesshëm dhe shpresdhënë. Dhe për të patur shprese duhet privatizim urgjent i Vllaznisë dhe shkëputjen nga kthetrat e Bashkisë. Kjo zvarritje e privatizimit nuk ka asgjë të vertetë nga deklaratat e cilido që mundet t’ja lënë “kopilin”  njërit apo tjetrit. Kjo është një lojë e pistë e një “dore të zezë”!

Fatmir Lugji-Ish futbollist

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img