Vllaznia në volejboll për femra ka triumfuar me rezultatin 3 me 1 ndaj skuadrës hungareze, Eötvös. Ka qënë një miqësore luksi që trajneri kuqeblu, Dorian Tafa ka siguruar në kuadrin e përgatitjeve për fillimin e sezonit të ri sportiv 2021-2022. Një miqësore që i ka shërbyer kuqebluve për testimin e gjendjes së lojtareve, si dhe kryesisht për aktivizimin e gjitha lojtareve të reja.
Ndeshja e zhvilluar në pallatin e sportit, “Qazim Dervishi” të qytetit të Shkodrës është shoqëruar me një rivalitet në të gjitha setet përkatëse, por që në përfundim është mbyllur me fitoren e Vllaznisë. Një lojë përgjithësisht pozitive që ka ngrohur trajnerin Dorian Tafa dhe kolegun e tij Ferdinand Bardeli me formën sportive që ka paraqitur skuadra e tyre në fushën e lojës.
Për t’u theksuar është së në këtë ndeshje u vu re rikthimi i liberos së talentuar Stela Kiri, volejbolliste kjo që sezonin e kaluar është aktivizuar me ekipin e Skendërbeut të Korçës. Ndërkohë, në formacionin e skuadrës kuqeblu u aktivizuan: Sara Beci, Edna Erkoçi, Stela Kiri, Iris Bardeli, dy motrat Danjela dhe Liridona Kodra, Laura Ballçiti, Sidorela Baruti, Adma Mikopula, Paola Gjyshja dhe Ami Velija.
Pas ndeshjes, trajneri Dorian Tafa është shprehur i kënaqur me formën sportive që paraqiten volejbollistet shkodrane në fushën e lojës. Një testim ky pozitiv në prag të fillimit të sezonit të ri sportiv, ku me formulën e re të shndërrimit të skuadrave në shoqata, volejbollin shkodran e presin sfida të reja jo pak të vështira, jo vetem në aspektin e garës sportive, por edhe në aspektin organizativ.
Vlerësime pozitive për ndeshjen miqësore ndërkombëtare, ka përcjellë edhe trajneri i skuadrës mysafire Eötvös, një nga emrat e njohur të volevollit hungarez, Andras Szombathy. Sipas tij, Vllaznia ka në përbërje të saj një grup vajzash të reja me shumë perspektëve, të cilat me punën profesionale të stafit tektik pritet të rriten akoma më shumë në cilësi. I impresinuar ka mbetur trajneri hungarez edhe nga qyteti i Shkodrës. “Është hera e parë që jam në Shkodër, dhe mund t’ju them me gojën plot se kam mbetur i befasuar nga shumë element arkitektonikë, historikë dhe turistikë që ka qytet, dhe sidomos me ngrohtësinë dhe dashurinë që të ofrojnë njerëzit. Një qytet, të cilin me ndërmjetësimin dhe mikpritjen e ngrohtë të trajnerit Dorian Tafa dhe kolegëve të tij, premtoj se vitin e ardshëm do ta vizitoj me një grup edhe më të zgjeruar sportiv, por edhe miqve të mi turistë nga Hungaria”, u shpreh për Veiu Sport, trajneri, Andras Szombathy.