Nga ARTAN SHYTI – Fundi i palavdishëm i një projekti absurd

Lexo

- Reklamë -spot_img

Projekti “Ekipet Sportive në Shkolla”, ideuar, uzurpuar, zhvilluar dhe DËSHTUAR nga KOKSH, raportohet që qënka mbyllur. Më në fund qeveria e ka kuptuar se po hidhte lekët në plehra dhe jo pak po rreth 20 miliardë Lekë në 4 vite, për të realizuar një shpikje aluçinante “alla shqiptarçe”, e shpikur nga shqiptarë të paaftë e shpërdorues.

Shpërdorues të parave tona dhe besimit të verbër të një Kryeministri që, për fat të mirë, BESON por, për fat të keq, NUK KONTROLLON.

Nëse ky lajm është i vërtetë është shumë pozitiv. Por këtu duhen bërë të paktën tre refletime institucionale:

Kush do të bëjë një analizë publike çfarë u bë, si u bë dhe pse u bë?

Kush do të mbajë përgjegjësi për këtë abuzim me kohën, endrrat e fëmijëve dhe të rinjve të përfshirë, të familjeve të tyre, të trajnerëve dhe specialistëve që u përfshinë në këtë gënjështër të madhe, të paralajmëruar publikisht.

A do të mbeten këto para përsëri në sport, për t’ju shpërndarë federatave sportive për projekte shumë më serioze dhe efektive?

Pika e tretë është shumë e rëndësishme. Nëse këto fonde nuk mbeten në sport atëherë kjo do të ishte korrigjim i një gabimi me një gabim edhe më të rëndë. Në fund të fundit, ato para deri tani ishin bërë një farë aktiviteti. Të gabuar, jo efektiv por, sidoqoftë, aktivitet. Nëse hiqen e shkojnë diku jashtë sportit kjo do të ishte skandaloze. 

I takon KOKSH të zgjidhë këtë problem. Ato para duhet të ngelen në buxhetin e federatave. Nëse ndodh kjo do të ishte mënyra më e mirë, relativisht, për të bërë autokritikë për projektin e gabuar.

Ka gjithmonë kohë për reflektim. Jo gjysmak, por të plotë!

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img