Lazër Matija, pranë një posti të rëndësishëm në KF Vllaznia!

Lexo

- Reklamë -spot_img

Situatat më të fundit në KF Vllaznia, me rezultatet negative të regjistruara nga ekipi i parë, i cili pas pesë javësh kampionat është në vendin e fundit të tabelës së klasifikimit me vetëm dy pikë, shoqëruar edhe anën e rënduar psikologjike, atë të dënimit të presidentit Alban Xhaferi dhe trajnerit Edi Martini nga Komisioni i Disiplinës në FSHF, kanë lindur nevojën e një riorganizimi në strukturën e klubit kuqeblu.

Ditë më parë, në emisionin Studio Sport-RTSH Shkodra, ku ishte i ftuar në panel, Ardian Zaganjori, ish administrator i KF Vllaznia dhe aktualisht shef i sigurisë së stadiumit “Loro Boriçi” hodhi idenë e rikthimit të postit të administratorit në KF Vllaznia, gjë që vitet e fundit të epokës Xhaferi nuk ka ekzistuar fare.

Dhe, duket se një gjë e tillë po shkon drejt konkretizimit, pasi lajmet më të fundit që vijnë nga kampi kuqeblu bëjnë të ditur se në këtë post pritet të emërohet Lazër Matija, ish president i KFF Vllaznia dhe ish kryetar i SHRFSH, poste të cilat ai ka dhënë dorëheqjen.

Një strukturë kjo e rikthyer në klubin kuqeblu, ku përvoja pozitive disa vjeçare e Lazër Matisë, e shoqëruar me arritjen e një sërë suksesesh në futbollin e femrave si dhe Shoqatën Rajonale të Futbollit Shkodër, pritet të japë efektin e duhur në kordinimin e stafit teknik me presidencen dhe hallkat e tjera të KF Vllaznia.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img