Sunday, November 24, 2024

Zyrtare-Vllaznia e koshit me trajner të ri. Nikola Milatoviç merr drejtimin e skuadrës kuqeblu

Lexo

Vllazninë në basketboll për meshkuj për sezonin e ri sportiv 2021-2022 do ta drejtoj Nikola Milatoviç. Trajneri i i kuqebluve është prezantuar sot nga presidenti i KB Vllaznia, Alban Xhaferi.

Që prej ardhjes në krye të basketbollit shkodran të presidentit, Alban Xhaferi objektivi ka qenë fitimi i trofeut të titullit kampion. Investimet për një gjë të tillë nuk kanë munguar, qoftë duke veshur kuqeblu lojtarë cilësor, vendas dhe të huaj dhe sidomos edhe në trajnerë.

Sezonin e kaluar, Vllaznia e nisi me trajner amerikan, por dështimi në ndeshjet e para bëri që drejtuesit ta largonin duke sjellë në drejtim shkodranin, Afrim Bilali që drejton edhe kombëtaren shqiptare. Por, edhe pse pati lëvizje për mirë me disa ndeshje cilësore, Vllaznia dështoi përsëri duke mos arritur të marrë asnjërin prej dy trofeve të vitit, Kupë dhe Kampionat.

Tashmë me afrimin e Nikola Milatoviç, kuqeblutë shpresojnë të mbërrijnë tek objektivi i fitimit të titullit. Milatoviç, është traineri që fitoj çdo trofe të koshit shqiptar sezonin e shkuar, dhe këtë gjë besojnë se do ta bëjë edhe me Vllazninë duke i çuar kuqeblutë e koshit në përmbushjen e objektivit për fitimin e titullit të 10-të kampion kombëtar.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img