Tuesday, April 30, 2024

Vllaznia-Juventus, “UEFA Women Champions League”-Të mërkurën, ora 19.00 në “Loro Boriçi”, klubi thirrje tifozëve për mbështetje, fillon shitja e biletave

Lexo

Pasi ka kaluar me sukses turin e parë të Ligës së Kampioneve të Europës duke eleminuar kampionen e Hungarisë, Frencvarosh, Vllaznia e Shkodrës përballet në turin e dytë me kampionen e Italisë, Juventus. Skuadra kuqeblu e drejtuar nga trajneri Nikolin Leka ka ditë që përgatitet intensivisht në mënyrë që mbrëmjen e së mërkurës së 1 shtatorit futbollistet të jenë gati për të sfiduar italianet e Juventusit.

Vetë emri i Juventusit, tradita dhe historia e këtij klubi të madh, jo vetem për meshku, por edhe për femra, ka bërë që në qytetin verior dhe më gjërë të ketë një interesim shumë të madh për ta ndjekur nga afër këtë sfidë krejt të veçantë për futbollin shkodran.

Nga ana tjetër, vetë klubi kuqeblu e shikon tifozërinë shkodrane si një element shumë të rëndësishëm, ndaj e fton që të jetë sa më e madhe në numër në shkallët e stadiumit “Loro Boriçi” n mbshtetje të skuadrës së tyre të zemrës.

Ndërkohë, sa i përket biletave, që në fakt opinion sportiv kërkon informacion, bëhet e ditur se shitja e tyre do të fillojë të hënën në ora 09.00 në sportelet pranë stadiumit “Loro Boriçi”. “Eja edhe ti për të mbështetur kampionet tona! Vllaznia ka nevojë për ju tifozë të nderuar!”, thuhet ndër të tjera në thirrjen që drejtuesit e KFF Vllaznia i drejtojnë tifozëve kuqebluve.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img