Asambleja Zgjedhore e FSHB-së, e mbajtur në Tiranë ka rikonfirmuar në detyrën e Predidentit të Federatës Shqiptare të Basketbollit, zotin Avni Ponari. Së bashku me të është miratuar edhe kryesia e re e shpallur nga votimi i asambleistëve, delegatë me të drejta vote, mes të cilëve ishte edhe presidenti i Klubit të Basketollit Vllaznia, Alban Xhaferi, i cili në të njëjtën kohë drejton edhe presidencen e KF Vllaznia.
Në fjalën e tij përshëndetëse dhe përmbyllëse të Asamblesë, z. Ponari ka bërë një resume për kandidaturën e tij të vetme, duke premtuar se besimi i dhënë do të shpërblehet me punë dhe angazhim maksimal.
“Prioritetet tona janë zhvillimi i basketbollit, përafrimi i tij me basketbollin modern dhe rritja e konkurrencës në të gjitha disiplinat basketbollistike.
Puna e përbashkët në shërbim të misionit dhe ambicieve, duhet të na udhëheqë të gjithëve! Suksese basketbollit!, është shprehur ndër të tjera presidenti i FSHB, Avni Ponari.