Sunday, November 24, 2024

Kosova barazon në shtëpi me Greqinë 1 me 1. Vedat Muriqi shpëtoi dardanët me golin e realizuar në minutën e fundit të ndeshjes.

Lexo

Në barazim 1 me 1 është mbyllur përballja mes kombëtares së Kosovës dhe asaj të Greqisë, takim i luajtur mbrëmjen e sotme në stadiumin”Fadil Vokrri” të Prishtinës e vlefshme për Kualifikueset e Botërorit “Katar 2022”.

Një gabim në mbrojtjen e “Dardanëve” u shfrytëzua nga Douvikas i cili i gjend i vetëm me portierin Muriç dhe realizoi për 1-0 në fund të pjesës së parë, raporton KosovaPress. Në pjesën e dytë trajneri Bernard Challandes bëri pesë zëvendësime për ta freskuar skuadrën dhe kjo i dha frytet e saj. Ishte Vedat Muriqi ai i cili realizoi në minutat shtesë për ta barazuar rezultatin në 1-1 pas një pasimi të sakë marrë nga kolegu Iiskuadrës, Florent Hadërgjonaj.

Me golin dramatik shënuar në minutën e 92-të, atëhere kur grekët menduan se po largohen me tre pikë nga Prishtina, sulmuesi i Lacios i dhuroi 1 pikë të artë skuadrës së Shaland.

Ky takim ishte i vlefshëm për grupin B ku bëjnë pjesë edhe Spanja, Suedia dhe Gjeorgjia. Me këtë barazim Kosova u ngjit në kuotën e 4 pikëve, duke mbajtur përkohësisht vendin e tretë. Ndërsa, Greqia mban vendin e katërt me tri pikë.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img