Finlanda barazon në shtëpi me Bjellorusin. Shqipëria mund të shkëputet e vetme në krye të grupit 1, Liga C në Nations League

Lexo

- Reklamë -spot_img

Lajme të mira për kombëtaren shqiptare nga Helsinki, aty ku ka përfunduar në barazim pa gola 0-0 sfida Finlandë-Bjellorusi, e vlefshme për Grupin 1 në Ligën C në Nations League.

Bjellorusia ka arritur të ndalë në shtëpi Finlandën dhe nëse Shqipëria fiton mbrëmjen e sotme në transfertë kundër San Marinos, atëherë kuqezinjtë do të ngjiteshin të vetëm në krye të grupit në kuotën e 6 pikëve.

Bjellorusët marrin pikën e parë në grup, ndërsa finlandezët ngjiten në kuotën e 4 pikëve. Pas këtij barazimi, skuadra kuqezi (sigurisht nëse fiton sot) shkon më e qetë dhe besimplotë në transfertën e së shtunës kundër Finlandës, një përballje direkte për vendin e parë në grup.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img