Pas pak, në orën 20.00, starton në Torino të Italisë ndeshja e dytë e turit të dytë të Ligës së Kaampionave të Europës në futboll femra. Ndeshja e parë e luajtur të enjten e kalaur në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës është fituar nga ekipi Italian me rezultatin 0 me 2. Me këtë rezultat, Juventus ka hedhur një hap pozitiv drejt kualifikimit në turin tjetër, por gjithësesi duhet pritur se si do të prezantohet Vllaznia në këtë ndeshje të dytë. “E vështirë është, por jo e pamundur”, janë shprehur pjesëtarët e stafit teknik përpara ndeshjes duke besuar në ndonjë surprizë të këndshme në këtë përballje të rëndësishme europiane.
Trajneri, Nikolin Leka i Vllaznisë, ka vendosur ta fillojë lojën me këtë formacion:
Buhigas
Curraj
Maliqi
Ramadani
Gjini
Franja
Berisha
Levenaj
Halilaj
Krasniqi