Ndërkohë që skuadrat e Akademisë së Futbollit Vllaznia vazhdojnë përgatitjet për pjesëmarrjen në kampionet e ndryshme të grupmoshave, profesioniste dhe amatore, drejtuesit e këtij institucioni shumë të rëndëshëm për fatin e zbulimit të talentëve të futbollit shkodran kanë dalë me një njoftim shumë të rëndësishëm.
Mesa duket, informacionet dytësore, apo edhe të drejtpërdrejta lidhur me ndonjë abuzim të mundshëm në dëm të ecurisë së futbollistëve të Akademisë kanë nxitur sektorin përkatës që të marrin masa parandaluese rreth këtij fenomeni, që për hir të vertetës, në Shkodër ka qënë i prekshëm.
NJOFTIM
Akademia e Futbollit Vllaznia kërkon bashkëpunimin e të gjithë dashamirësve të sportit, prindërve lojtarëve që të na informojnë në lidhje me çdo padrejtësi që mendoni se kryhet në dëm të lojtarëve të akademisë, abuzim apo çdo lloj forme e cila pengon rritjen e cilësisë sportive duke na shkruar në adresën info@vllaznia.com.al ose duke telefonuar në numrat e telefonit +355 69 358 8514 dhe +355 0692073222.
Duke respektuar të drejtën tuaj për të adresuar çdo shqetësim, Klubi Futbollit Vllaznia do të anagazhohet në maksimum për të rritur besimin ndaj publikut dhe së bashku të ngrejmë çdo shqetësim.