Sunday, November 24, 2024

Mbyllet java e parë e Kategorisë Superiore, Dinamo dhe Kukësi likujdojnë Kastriotin dhe Egnatian

Lexo

Kastrioti-Dinamo 0-2 dhe Egnatia-Kukësi 1-3, janë dy ndeshjet e fundit  të javës së parë të Kampionatit Kombëtar të Kategorisë Superiore, të cilat u luajtën pasditen e sotme duke mbyllur kështu ballafaqimet e para të xhiros së re të sezonit 2021-2022.

Me interes është pritur sfida e luajtur në Stadiumin e Kamzës, mes Kastriotit vendas dhe Dinamos së rikthyer në Superiore pas 9 vitesh lëngim në Kategorinë e Parë. Të besuarit e trajnerit Blendi Shkëmbi e kanë nisur me këmbën e mbarë sezonin. Blutë e kryeqytetit e kanë nisur mirë sfidën, duke shënuar që në minutën e parë. Protagonist është sulmuesi afrikan, Chinedu, të cilit i janë dashur më pak se 60 sekonda për të përshëndetur rrjetën. 22-vjeçari ka arritur të gjejë dhe golin e dytë në minutën e 19-të duke e bërë gjithçka më të lehtë për Dinamon, që ka arritur të administrojë avantazhin e krijuar deri në fund, pavarësisht një zgjimi të vonshëm të Kastriotit.

Ndërkohë, në Rrogozhinë, sfida mes vendasve të Egnatias dhe Kukësit ishte mjaft e luftuar nga të dyja krahët, por verilindorët kanë arritur të konkretizojnë si duhet rastet e krijuara. Në minutën e 22-të është Daci që ka zhbllokuar sfidën, ndërsa Peposhi dyfishoi shifrat në minutën e 43-të pas një aksioni të bukur. 2-0 për Kukësin, rezultat që mbylli dhe pjesën e parë të kësaj sfide. Në pjesën e dytë do të pritej minuta e 90-të që Egnatia të gjente golin në këtë sfidë me anë të Telushit. U duke se momentet e fundit mund të dhuronin ndonjë surprizë, por Milunovic në shtesë ka mbyllur të gjitha llogaritë, 3-1 për Kukësin.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img